• |
ide | kryesore

Trazirat në Shqipëri, reagon gazetari gjerman: Vendi është nën sundimin e ligjeve të Putinit dhe Erdoganit

Lajme, Të fundit

Gazetari gjerman i tabloidit “Bild”, Peter Tiede, ka reaguar sërish përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”, lidhur me situatën kritike politike në Shqipëri. Tiede shkruan se me arrestimin e urdhëruar të udhëheqësve të opozitës nga socialistët, vendi është nën sundimin e ligjeve të Putinit dhe të Erdoganit.

Shqipëria tani nën sundimin e ligjeve të Putinin dhe Erdoganit: arrestimi i udhëheqësve të opozitës u urdhërua nga socialistët. Ajo vjen pas trazirave dhe sulmeve në të gjithë mediat. Të plagosur në të dy anët. Jo mirë.”, shkruan Tiede.

 

 

Pas publikimit të 16 audio-përgjimeve mbi dosjen 184, kreu i qeverisë paralajmëroi se do ta padiste gazetarin në një gjykatë gjermane, me arsyetimin e drejtësisë së munguar. Megjithatë, gazetari ka paralajmëruar se nesër do të publikohen përgjime të reja, që dëshmojnë përfshirjen e zyrtarëve socialistë në fenomenin e shit-blerjes së votave, të intimidimit të votuesve dhe të shfrytëzimit të punonjësve të administratës publike.

 

5 Comments

  1. Ti gazetarin IDIOT qe je paguar kjo dihet, qe je paguar edhe nga Rusia po edhe kjo dihet Dhe shum shpejt do te dalin gjera edhe per ty pasi ke ka prek Basha me dore te gjith e kan hor.

    Tani Shko qiu e mos na caj karin se I zgjidhim vete gjonat. Ti je i mirpritur te vish me 30 qershore.

  2. sa kok loqe ky. po si e zbulove? qeke lodh shum. na hape syt qe na tregove qe politikanet tane jan me tendenc autoritare dhe diktatoriale. hiq vec fatos nanon (i vetmi politikan liberalo-demokrat) te gjith te tjeret mini-putina qe kan kthy partit ne parti familjare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu