• |
ide | kryesore

Video/ NBA, përfundon në kaos festa e Raptors: të shtëna armësh në Toronto, katër të plagosur

Sport, Video



Duhet të ishte vetëm një festë e në fakt tifozët e Toronto Raptors kanë përjetuar një pasditë terrori. Gjatë paradës së formacionit kanadez, fitues për herë të parë në histori të titullit kampion në NBA përballë Golden State, katër persona kanë mbetur të plagosur seriozisht (fatmirësisht jo në rrezik për jetën) për shkak të të shtënave me armë zjarri që ndodhën në sheshin Nathan Phillip.

Të shtënat filluan kur lojtarët e Toronto ishin në podium përpara tifozëve të tyre (gati 2 milionë persona). Policia ka arrestuar tre persona për ngjarjen. Të pashmangshme momentet e frikës, pavarësisht tentativave për të qetësuar turmën nga Matt Devlin, spikeri i Raptors.

https://www.youtube.com/watch?v=nqSJosA6gHE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *