• |
ide | kryesore

(VIDEO) Tension edhe në Pogradec, përplasje mes qytetarëve e policisë për KZAZ-në

Lajme, Të fundit



Përplasje janë shënuar edhe në Pogradec midis militantëve të PD-së që kanë tentuar që të futen në ambientet e KZAZ-së 67 dhe drejtuesve të policisë.

Klevis Balliu ndodhet në Pogradec, ndërsa ka deklaruar se “kërkojmë të largohen materialet nga KZAZ-ja. Eshtë shkelje ligji. Nuk ka zgjedhje deri ne vendosjen e një date tjetër për zgjedhjet. Nuk është legjitime” deklaroi ai.

Edhe në Bilisht militantët kanë tentuar të futen me forcë në KZAZ, për të dëmtuar materialet zgjedhore.

Pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta, në KZAZ të ndryshme në disa qytetet të vendit, ka pasur përplasje pasi kërkohet lirimi i ambienteve pasi, sipas demokratëve nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *