• |
ide | kryesore

Vjen edicioni i katërt i “Summer School”

Lajme



Summer School “War reconstruction and establishment of Peace from the roots of war to the establishment of a lasting Peace”, ka arritur në edicionin e katërt.

E organizuar nga Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC), e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Institutin e Ekonomisë dhe Paqes dhe Qendra Confronti, Summer School do të zhvillohet nga 29 gushti deri më 5 shtator, në Tiranë.

Gjatë kësaj jave, profesorë dhe studiues të njohur nga universitete prestigjioze ndërkombëtare, do të ofrojnë njohuri shkencore mbi shkaqet e luftës dhe problemet e ndryshme në lidhje me fazën e “peacebuilding”, që nënkupton rindërtimin e një strukture të re politike, ekonomike dhe shoqërore, me synim të çojë territoret ose vendet në fjalë drejt një paqe të qëndrueshme. Në përputhje me traditën e Shkencës së Paqes, programi është ndërdisiplinor dhe përfshin disiplina të tilla si shkencat politike, ekonomia, historia apo marrëdhëniet ndërkombëtare.

Summer School është një ftesë për studentët, të diplomuarit dhe të punësuarit, të cilët shfaqin interes për studimet e Peace Science, dhe që janë të gatshëm të ndjekin studimet universitare ose të bëhen profesionistë të ardhshëm, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërtimit të paqes.

Për më shumë informacione lidhur me CESPIC Summer School, kontaktoni [email protected] ose vizitoni www.unizkm.al/index.php/en/research/cespic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *