• |
ide | kryesore

Vlorë/ Tentoi të vriste me armë gjahu kushëririn e tij, arrestohet 44-vjeçari

Lajme



Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës në fshatin Babicë e Madhe pasi ka tentuar të vrasë me armë gjahu kushëririn e tij.

“Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme. Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kushërinj me njëri-tjetrin”,- sqaron policia.

Sipas policisë i arrestuari A. S akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *