• |
ide | kryesore

Vritet me armë zjarri një person në Lezhë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Lezhën. Një person ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ende nuk ka detaje nga policia për ngjarjen e ndodhur në zonën e Mërqisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Çfarë thotë policia

Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për  motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës,  nga Fshati Kashnjet Lezhë.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *