• |
ide | kryesore

Zyrtare: Marco Giampaolo është trajneri i ri i Milan

Sport



Tani është zyrtare: Marco Giampaolo është trajneri i ri i Milan. Tekniku abruxez është pjesa e parafundit e një skeme organizative që do të kompletohet me ardhjen e Massara në rolin e drejtorit sporti me qëllimin e qartë për të dërguar kuqezinjtë në Ligën e Kampionëve. Giampaolo, i cili ditët e fundit kishte ndërprerë kontratën me Sampdoria, nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për një vit të tretë për dy milionë euro në sezon.

Lajmërimi pritej prej ditësh dhe asgjë nuk mungonte përveç zyrtarizimit të një marrëveshje të njohur për të gjithë prej kohësh. Paolo Maldini e zgjodhi vetë, duke dalluar tek ai njeriun e duhur për të garantuar një rritje të ekipit në aspektin e lojës. Pikërisht në këtë drejtim, në të vërtetë, Giampaolo pritet të bëjë një kthesë vendimtare nga e shkuara me kalimin nga 4-3-3 të Gattuso në 4-3-1-2.
Dhe në këtë drejtim, tekniku i ri tashmë ka filluar të punojë me drejtuesit, duke treguar lojtarët e dobishëm për kauzën dhe miratimin e blerjes së Krunic. Në ditët e ardhshme, pas pushimeve të shkurtra, ai do të jetë në gjendje të fillojë punën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *