• |
ide | kryesore

“A është çmenduri të ëndërrosh një det të pastër?”

Stil



Kjo është pyetja që çoi grupin Italian Pianoforte i cili zotëron edhe markën e suksesshme të çantave e valixheve CARPISA ,të ndërmarrë për të dytin vit nismën për mbrojtjen e oqeanit nëpërmjet fushatës SAVE THE OCEAN në bashkëpunim me Fondacionin One Ocean.
One Ocean është një organizatë e angazhuar fuqimisht për të mbrojtur ekosistemin detar.

Fushata “Save the Ocean” tregon për çmendurinë dhe kushtet aktuale në të cilat shumë prej oqeaneve dhe plazheve janë derdhur, ku mbeturinat janë gjetur në vend të peshkut dhe në vend të rërës.

Qëllimi i fushatës është të sjellë vëmendjen në çështjen e dëmeve të shkaktuara në ekosistemin detar nga prania e tepruar e plastikës, por mbi të gjitha për të ndihmuar në përhapjen e kulturës së mbrojtjes së mjedisit dhe mobilizimit të konsumatorit.

“Uji është një gjë e mirë për t’u mbrojtur, sepse ai është një aset thelbësor për të gjithë ne, askush nuk mund ta shpëtojë oqeanin nga plastika, por ne duhet të përpiqemi ta luftojmë këtë formë të çmendurisë masive para se të jetë tepër vonë.

Për Grupin Pianoforte, vëmendja ndaj mjedisit është një vlerë e patjetërsueshme; Qëllimi ynë afatshkurtër është të jemi një kompani gjithnjë e më e qëndrueshme dhe ekologjikisht miqësore dhe qëllimi ynë afatgjatë është që të bëhemi një kompani vërtetë e qëndrueshme pro mjedisit “, tha Gianluigi Cimmino, Udhëheqës i Pianoforte. 

CARPISA përmes një koleksioni kapsulë ka hedhur në treg një linjë çantash plazhi e aksesorë RPET (që është një PET i ricikluar, material ekologjik i qëndrueshëm, i lindur nga ripërdorimi i objekteve të cilat përndryshe do të asgjësoheshin), forcon angazhimin e saj për ruajtjen e oqeanit. Ajo synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe të angazhimit të konsumatorëve në çështjet që lidhen me ruajtjen  e ekosistemit detar.

CARPISA ështe e pranishme në Shqipëri që prej vitit 2011 me 3 dyqanet e saj në TEG, QTU dhe Rr. “Myslym Shyri”.

Ajo manaxhohet nga FASHION GROUP ALBANIA , grupi i parë i retail shpitar në tregtinë e veshjeve, i cilli solli në  vendin tonë  marka  ndërkombëtare dhe konceptin “franchise” të biznesit.  Në portofolin e tij ky grup ka edhe shumë marka të tjera të suksesshme si MANGO, CORTEFIEL, SPRINGFIELD, OKAIDI, WOMEN’SECRET, PARFOIS, PRENATAL, GOLDENPOIINT, GEOX

Fashion Group Albania ështe pjese e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. (Artikull Promocional) 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *