• |
ide | kryesore

Apeli i Kishës Katolike për politikanët: Shmangni të keqen e madhe

Lajme



Kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrës, imzot George Frendo u ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë që të distancohen nga beteja e ashpër e ndërmarrë, për të vepruar paqësisht në interes të vendit. Frendo u shpreh një ditë para protestës së lajmëruar opozitare se tanimë ka ardhur koha që të hapin një kapitull të ri për hir të qytetarëve, të cilët e duan dhe punojnë për tokën mëmë.

“Ju lutemi që të tregoni dashuri më të madhe ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke na treguar që me vendosmëri kërkoni një zgjidhje serioze e paqësore për këtë situatë, duke shmangur çdo rrezik që e keqja të na çojë drejt një të keqeje më të madhe. Paqja e vërtetë nuk do të thotë të mbyllim sytë për anomalitë që ekzistojnë. Nuk ka paqe të vërtetë, nëse nuk ndërtohet mbi drejtësi e vërtetë.Harroni fjalët e forta që ju keni drejtuar kundërshtarëve. Harroni fjalët që kundërshtarët ju kanë drejtuar…”– tha imzot George Frendo.



1 Comment

  1. Kleri katolik Ka bere mbi tre kater deklarata ,keto gjate gjithe kohes qe kur Ka fillu kriza.
    Po kreu i myslymaneve e Ca’ pret apo autobuzin.
    Une jam myslyman
    Do doja ta degjoja nje deklarate te tij.
    Se janullen e dime se na do shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *