• |
ide | kryesore

Britani, konservatorët zgjedhin dy kandidatët e fundit në garën për të pasuar May-in

Planet



Deputetët konservatorë duhet të zgjedhin dy kandidatët që do të garojnë në fazën përfundimtare të garës për marrjen e drejtimit të partisë.

Ish-Sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, arriti të grumbullonte 143 vota në votimin e tretë në radhë të së mërkurës, i vendosur përballë Jeremy Hunt-it, Michael Gove-s dhe Sajid Javid-it.

Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar, Rory Stewart, u skualifikua nga beteja mes pesw kandidatëve, për arsye se mundi të siguronte mbështetjen e vetëm 27 anëtarëve të Partisë Konservatore.

Mes katër kandidatëve të mbetur në garë, ish-kryebashkiaku i Londrës Johnson, është pretendenti më favorit për të kryesuar në balotazhin e 160,000 anëtarëve konservatorë, të cilët do të zgjedhin pasuesin e Theresa May-it në një fletëvotim postar, duke filluar javën e ardhshme.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *