• |
ide | kryesore

Britani/ Ngushtohet gara për postin e kryeministrit, skualifikohet ministri i Brendshëm

Planet



Anëtarët e Partisë Konservatorë kanë zgjedhur mes katër kandidatëve që garonin në raundin e tretë të betejës për të pasuar kryeministren e dorëhequr, Theresa May. Ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid, është skualifikuar si kandidati me më pak vota (34), kundrejt Sekretarit të Jashtëm britanik, Jeremy Hunt me 59 vota, ministrit britanik të Mjedisit, Micheal Gove me 61 vota dhe kandidatit më favorit kryesor për kryeministër, Boris Johnson me 157 vota.

Raundi i pestë i votimit do të mbahet në orët e pasdites, pas së cilit do të bëhen të ditur emrat e dy kandidatëve kryesorë për kryeministër. Emri i drejtuesit të ri të Partisë Konservatore do të mësohet më 22 korrik.

Theresa May njoftoi më 7 qershor largimin nga pozita e lideres së konservatorëve duke i hapur rrugën procesit të zgjedhjes së kryeministrit të ri. May është përballur me presion të madh nga ligjvënësit, pas dështimit për gjetjen e mbështetjes së nevojshme në Ëestminster për marrëveshjen e dakorduar me Brukselin për çanëtarësimin e vendit nga Bashkimi Evropian.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *