• |
ide | kryesore

Deputeti i PS-së pranon se ka patur ndërhyrje për punësime në administratë

Lajme, Të fundit



Deputeti socialist, Arben Pëllumbi, ka pranuar publikisht se ka pasur ndërhyrje në administratë për punësimin e njerëzve.

Në fjalën e tij për mediat pas publikimit te përgjimeve të reja nga gazeta gjermane “Bild”, Pëllumbi ka deklaruar se Prokuroria duhet lënë të bëjë punën e saj, ndërsa ka shtuar se PS nuk do të mbrojë askënd, nëse ka një çështje penale.

“Duhet lënë Prokuroria të bëjë punën e saj. Ka pasur ndërhyrje në administratë për të punësuar njerëz, por mazhoranca jonë ka bërë shumë. PS e ka bërë të qartë qëndrimin, ne nuk mbrojmë askënd, nëse ka një çështje penale. Pa dyshim që ka edhe përgjegjësi morale në përgjimet e publikuara”, është shprehur deputeti i PS.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *