• |
ide | kryesore

Detaje nga atentati mafioz në Durrës, shënjestra ishte kunati i Lul Berishës

Lajme, Të fundit



Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku si pasojë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit kanë mbetur të plagosur, Julian Meçaj 36-vjeç dhe Plarent Dervishaj 47-vjeç. Plarent Dervishaj është kunati i Lul Berishës, ndërsa Meçaj miku i tij. Grupi i Lul Berishës është i akuzuar për disa vepra kriminale në qytetin e Durrësit. Vetë Lul Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u lirua përpara zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.

Autorët e këtij atentati mbetën të paidentifikuar, ndërkohë që policia ka ngritur disa postblloqe në hyrjet dhe daljet e Durrësit për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës në Durrës rreth orës 13:20, ku Dervishaj dhe Meçaj sapo kishin hipur në makinën e tij, tip “Range Rover” me targa “AA 005 MJ”. Automjeti mësohet se ka qenë i blinduar çka ka bërë që shënjestrat e atentatit t’i shpëtojnë sulmit me armë.

Autorët i kanë ditur lëvizjet që ka bërë Dervishaj dhe Meçaj dhe kanë lëvizur me dy makina, njëra që i ka vëzhguar dhe makina tjetër që i ka pritur deri në momentin që kanë hipur në automjet dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tyre.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2019, rreth orës 13:20, në lagjen 17/1 Durrës, në rrethana ende të paqarta janë plagosur dyshohet me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J.M.,36 vjeç, dhe P.D.,47 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit .

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *