• |
ide | kryesore

Dhunë dhe kërcënim me vdekje gruas: denoncohet drejtuesi i PSG

Sport



Probleme të mëdha për Maxwell Scherrer. Ish-mbrojtësi i Inter, Barcellona e Psg është denoncuar në 27 mars në Belo Horizonte nga e shoqja, Giulia Andrade, për dhunë e kërcënim me vdekje. Gruaja i ka treguar hetuesve se ka pësuar kërcënime e agresion gjatë gjithë relacionit të tyre. Cifti ka katër fëmijë. Drejtuesi aktual i Psg ka hedhur poshtë akuzat: “Janë të gjithë gënjeshtra, do e provoj pafajësinë time”.

Gruaja, e martuar me ish-futbollistin që nga 2006, ka rrëfyer me detaje dhunën e pretenduar: në 2012 ka thyer dy gishta pasi u sulmua nga Maxwell. Në 2015, pasi mori kërcënime për vdekje, ajo është rrahur sërisht me shkelma në këmbën e majtë. Agresioni ka ndodhur në Miami e në atë rast Maxwell kishte hequr korentin nga dhoma duke e mbyllur nga jashtë.

Në prill 2018 pika që derdhi gotën. “Të shohësh cfarë do të të bëj”, e ka kërcënuar ish-futbollisti. Tre muaj më pas, erdhi vendimi i gruas për tu kthyer në Belo Horizonte bashkë me katër fëmijët. Që atëherë, sipas rrëfimit të saj në polici, Maxwell e ka turpëruar rregullisht me telefonata e mesazhe. Sipas avokatit të gruas, Leonardo Salles, Gjykata ka marrë masën e mbrojtjes: ish-lojtarit i është ndaluar ti afrohet, ti dërgojë mesazhe ose ti telefonojë.

Maxwell ka dhënë një deklaratë përmes zyrës së tij të shtypit ku shfajësohet: “Më vjen keq të shoh si një person me të cilin kam jetuar, e ëma e fëmijëve të mi të mrekullueshëm, përdor ligjin në këtë mënyrë. Për të mirën e fëmijëve të mi do provoj pafajësinë time e se është e gjitha një gënjeshtër. Për respekt të mamasë së fëmijëve të mi, nuk do të bëj koment tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *