• |
ide | kryesore

Dy çiftet e aktorëve vendosin dasmën në të njëtin vend dhe në të njëjtën datë

Paparazzi, Slider



Thonë që mendjet e mëdha mendojnë njësoj!

Por kjo gjë mund t’u shkaktojë probleme aktoreve Sophie Turner dhe Zoe Kravits, të cilat e kanë lënë datën e dasmës në të njëjtën ditë.

Turner, 23 vjeç dhe  Kravitz, 30 vjeç, kanë vendosur ta bëjnë ceremoninë e martesës jo vetëm në të njëjtën ditë por edhe në të njëjtin vend, në Paris sipas revistës Us Weekly.

Për më tepër, të dyja aktoret aktualisht janë të martuara ligjërisht me partnerët e tyre, Joe Jonas, 29 vjeç dhe Karl Glusman, përkatësisht 31 vjeç,  kështu që ceremonia e dasmës është më shumë një festë sesa një ceremoni martese.

Turner u martua zyrtarisht me Joe Jonas në një ceremoni të frymëzuar nga Elvis Presley në Las Vegas në prill.

Dhe Kravitz thuhet se është martuar tashmë me Karl Glusman në një ceremoni sekrete muajin e kaluar.

Të dy çiftet po presin ceremonitë e mëdha në Francë me familjen dhe miqtë, pasi kurorëzimet fillestare ishin mjaft sekrete ose të paplanifikuara.

Epo shpresojmë mos të kenë probleme me listën e të ftuarve!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *