• |
ide | kryesore

F1/ Ankand për Ferrari 2002 të Schumacher: makina me “zhurmën” më tërheqëse, ka një çmim stratosferik

Sport



Ferrari F1 i Michael Schumacher, dominues i sezonit 2002 kur gjermani mbaroi i pari ose i dyti cdo garë të kampionatit, duke fituar titullin kampion me 6 gara para kohe, do të dalë në ankand në RM Sotheby të Abu Dhabi në 30 nëntorin e ardhshëm. Bëhet fjalë për makinën me të cilën Schumi fitoi në Imola, Zeltëeg e – mbi të gjitha – në Magny Cours, që do të thotë se është makina që me triumfin në GP e Francës i dha titullin botëror pilotit të Ferrari. F2002 ka fituar në një vit të vetëm në Australi, Brazil, San Marino, Spanjë, Austri, Kanada, Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Belgjikë e Japoni.

F2002 falë motorit me 10 cilindra V 3000 prej 823 kuaj fuqi e 17.800 xhiro në minuto, është konsideruar Ferrari me “zhurmën” më tërheqëse të të gjitha kohërave. Sipas vlerësimeve F2002 është vlerësuar nga 5,5 në 7,5 milionë dollari, por ndoshta makina do të arrijë një kuotim edhe më të lartë, duke pasur parasysh që kohët e fundit një F2001, fituese e një GP është blerë në Sotheby për shumën e 7,5 milionë dollarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *