• |
ide | kryesore

Humbin 4-0 e ngushëllohen me prostituta: përjashtohen tre lojtarë nga grumbullimi

Sport



Pas dezertimit të kapitenit të kombëtares së Kubës, Yasmani Lopez, që, si raportojnë mediat e ishullit, ka humbur gjurmët pas ndeshjes së parë kundër Meksikës (luajtur në Pasadena e humbur 7-0), Gold Cup – turneu i organizuar nga Concacaf – prodhon sërisht lajm për një episod jashtë fushës. Në rastin specifik, përjashtimi nga grumbullimi i i Nikaraguas i tre lojtarëve – mesfushori Marlon Lopez, qendërmbrojtësi Carlos Montenegro e sulmuesi Carlos Chavarria – për motivin se e kanë kaluar natën me prostituta në hotelin e skuadrës pak orë nga humbja (4- 0) kundër Costa Rica.

Vendimin për masën e ka marrë tekniku Henry Duarte, bashkë me Football Association të Nikaraguas. “Vendosëm të përjashtojmë tre lojtarët për një thyerje të rëndë disiplinore në mbrëmjen e të dielës 16 qershor, vetëm katër orë pas ndeshjes – lexohet në komunikatën për shtyp – e tani Nikaragua do ta vazhdojë Gold Cup me vetëm 20 lojtarë”. Sipas The Sun, Chavarria, Montenegro e Lopez janë identifikuar nga security pas vizionimit të xhirimeve të telekamerave të hotelit. “Pasi u informuam nga siguria dhe pashë videot, i thashë Montenegro e Chavarria të bënin valixhet e të iknin – tregoi Duarte – ndërsa kur vajta në dhomën e Lopez, një vajzë doli nga dushi, kështu që i thashë të vazhdonte qejfin, por kur të mbaronte të ikte në shtëpi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *