• |
ide | kryesore

Kavajë/ Përplasjet për KZAZ-të, në pranga 6 persona, shpallen në kërkim 31 të tjerë

Lajme



Policia e Kavajës ka vënë në pranga 6 persona, ndërsa ka proceduar 31 të tjerë, pas përplasjeve me forcat policore në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor gjatë ditës së djeshme.

Mes të arrestuarëve janë edhe zyrtarë lokalë bashkiakë. Bëhet fjalë për shtetasit:

-Xh., banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

-E. B., banues në Kavajë, punonjës i Bashkisë Kavajë (shofer).

-D. E., banues në Kavajë.

-L. D., banues në Golem, Kavajë.

-F. R., banues në Kavajë, punonjës i Ujësjellës – Kanalizime

-D. B., banues në Kavajë, punonjës i Ujësjellës – Kanalizime, Kavajë

Ndërkaq, 25 protestues u shpallën në kërkim policor, 12 prej të cilëve janë punonjës të Bashkisë së Kavajës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *