• |
ide | kryesore

“Kosovarët e m.tit…”: ofendimi i kushton gjobë Goxhajt, Tirana kërkon ndjesë publike

Sport

Nisi si një histori banale, me një koment në Facebook, por shumë shpejt u kthye në një cështje të ndjeshme, duke përfunduar me ndjesë të klubit dhe gjobë për mbrojtësin e saj. Klubi i Tiranës ka reaguar pas komentit fyes dhe krejtësisht të papranueshëm të futbollistit Jurgen Goxha, duke u distancuar menjëherë nga kjo situatë e shëmtuar, që nuk ka lidhje me konceptin dhe imazhin e klubit dhe lojtarëve që e përfaqësojnë.


REAGIMI I TIRANËS


Klubi i Futbollit Tirana dënon publikisht komentin aspak korrekt të futbollistit Jurgen Goxhaj në rrjetet sociale.

Futbollistët duhen të përcjellin vlera dhe kanë përgjegjësi për veprimet dhe çdo fjalë të shkruar apo thënë.

Klubi i Futbollit Tirana kërkon ndjesë publike për komentin e nxituar që cënon imazhin e klubit si dhe bën me dije që ndaj lojtarit do të ketë një masë disiplinore, të parashikuar në kontratë.

Gjithcka filloi nga një debat sportiv në Facebook, ku mbrojtësi shijakas i Tiranës, Jurgen Goxha shkroi komentin e pavend: “Po sa kan lujt jupi me shok futboll… ju buk si keni honger o kosovar t m*tit… se ju bom njerz e tash ju dukena si hasem… haram buka e shqiptarit”. Tani lojtari përballet me gjobën dhe rrezikon madje edhe sanksion më të fortë, ndërsa 24 herë kampionët u detyruan të kërkojnë ndjesë publike.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.