• |
ide | kryesore

Kupa e Amerikës/ Argjentina zhgënjen përsëri: vetëm fitorja kundër Qatar e shpëton

Sport



Argjentina zhgënjen përsëri në Kupën e Amerikës: kundër Paraguay vetëm një barazim 1-1, që e lë Albiceleste me 1 pikë në dy ndeshje. Lionel Messi vetëm shmangu humbjen, me ndihmën e VAR, pas golit të Sanchez (37′), por jo kritikat që shpërthyen sidomos pas faktit së vetëm pritja e 11 metërshit nga Armani shpëtoi skuadrën e Scaloni nga humbja e dytë. Argjentina është e fundit në grupin B e për tu kualifikuar duhet të mundë Qatar në sfidën 3.

Në Mineirao të Belo Horizonte u luajt një tjetër psikodramë argjentinase. Albiceleste dha shenjat edhe një herë të një impotence, pavarësisht se në skuadër janë yje botëror dhe ai Messi, që me fanellën bardhekaltër është kaq ndryshe nga përfaqësimet me Barcelonën. Sytë poshtë, të turpëruar deri në dorëzim në një turne ku duhet të ishin protaginistë: mbi të gjithë lideri i tyre teknik, Leo Messi, që nuk arriti kurrë të udhëheqë karakterialisht dhe emotivisht Argjentinën.

Lionel Scaloni bëri ndryshime në skuadër, në krahasim me humbjen përballë Kolumbisë, por nuk shmangu dot një tjetër përfaqësim nën ton, që shpëtoi falë penalltisë së Messi, akorduar nga VAR, sepse askush nuk e pa prekjen me dorë të Ivan Piris në goditjen e Lautaros. Vendimtar më shumë se të gjithë ishte portieri Armani, që priti penalltinë e numrit 10 Albirroja, duke mbajtur në fuqi 1-1: Argjentina është e fundit në grupin e saj, pas Katar për shkak të diferencës së golave. Për kualifikimin duhet të mundë kampionët e Azisë e të shpresojë që Paraguay të mos bëjë të njëjtën gjë me Kolumbinë. Ose të fitojë e të shpresojë të futet në të tretat më të mira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *