• |
ide | kryesore

Lubonja: Nuk e imagjinoj Mejdanin të thotë: “Mos më çaj k***”

Lajme, Të fundit



I ftuar në “Të paekspozuarit”, në Neës 24, analisti Fatos Lubonja është shprehur se Shqipëria sot është përballë një partie gangsterësh. Duke komentuar përgjimet e fundit të publikuar nga gazeta gjermane “Bild”, Lubonja tha se fjalori që dëgjohej ishte skandaloz. Sipas tij, vetëm fjalori e tregon se kjo parti-shtet vepron si një organizatë kriminale.

“Kush ka dëgjuar Ramën me kujdes thotë se unë jam shteti dhe të tjerët janë kundër-shteti. Rama e konsideron shtetin si parti-shtet. Ai thotë “unë jam shteti”. Ai demonstron forcën, për të treguar se shteti i Edi Ramës do të vendosë sundimin e plotë. Jemi përpara një partie-shtet, që nuk është thjesht parti, por organizatë kriminale.

Nuk mund ta imagjinojmë dot Rexhep Meidanin të thoshte: “Mos më çaj k…”. Këtu tregohet se kemi të bëjmë me organizatë kriminale. Edhe të bëjmë luftë kjo ndoshta nuk shkon. Ose do i nënshtrohemi trustit të parave të drogës ose duhet që ta përballim. Ka polici, bën kërcënime, thotë mos flisni për vjedhjet tona edhe mbyllni gojën. Kjo është organizata kriminale”, – deklaroi Lubonja.



4 Comments

  1. Lubonja nga e di qe Mejdani nuk flet me shoke ndonje fjale banale?? Te gjithe burrat flasin! Ti ke grate( Moniken e presidentit) qe eshte e ndyre nga goja. Lere pastaj Gridat e Salianjet pd-se qe eksitohen mes nj-tj ne karriget e parlamentit, apo harrove Lubonja.

  2. Grab it by the pussy… e ka thone njoni qe osht president tani. Nuk e ukuzon njeri trumpin qe drejton organizate kriminale.

  3. Jemi kthyer pas ne kohe,jemi ne vitin 1985. Shqiptaret e mbajne mend sesi u pagezuan me emrin Enver Hoxha,universiteti I Tiranes,porti detar ne Durres e sa e sa institucione,shkolla,ndermarrje..
    Sot,si atehere mund te themi se kemi parlamentin “Ymer Lala”,nga I cili ka dale qeveria “Ymer Lala”,qe kerkon te mbijetoje me dhunen e policise “Ymer Lala”.Deri edhe akademine mund ta pagezojme keshtu,tash qe ne krye te saj eshte mafiozi Gjinushi. Megjithese ne kete rast do kete shume reagime,pasi shume do kerkojne qe akademia te pagezohet me emrin “Zani Caushi”….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *