• |
ide | kryesore

“Mos e rruj k**** për ato”, Tahiri reagon për përgjimet: Biseda nuk ka lidhje me blerjen e votave dhe asnjë lloj manipulimi tjetër

Lajme, Të fundit



Pas publikimit të 10 përgjimeve të radhës të tabloidit gjerman “Bild” mbi dosjen 184 për zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, emri i të cilit shfaqej në një bisedë aspak etike me shefin e Policisë lokale, Robert Agën, që e përgëzon për fitoren.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Tahiri shkruan se bisedat në përgjimet e “Bild”, nuk kanë lidhje me vjedhjen e votave, duke mohuar pjesëmarrjen e tij në fushatën elektoralë të Partisë Socialiste në Dibër.

Shumë nga këta që bëjnë moral në politikë, media e portale, fjalorin e atillë e shumë më tepër se aq e kanë të shkruar në ballë në vendime qeverisë, në akte publike a sjellje të përditshme, përsëri ç’u degjua prej meje nuk përputhet kërkund me vlerat që duhet të tregojme, qoftë edhe në jetën a bisedat private.

Përpos kësaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo çdo lloj manipulim tjetër. E po kështu asnjë veprim i imi, në një fushate si ajo e Dibrës ku nuk kam marrë pjesë asnjë ditë, në cilëndo mënyrë.”- shkruan ndër të tjera Tahiri në postimin e tij.

 

 

PERGJIMI I TAHIRIT

Në përgjimin numër tre, nga 10 përgjimet e  publikuara nga “Bild”, ditën e sotme, shfaqet duke folur shefi i  Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë, deputetin Xhemal Qefalia dhe me kryetarin e Komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.

Në fillim të bisedës është deputeti Qefalia, i cili flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ish-ministri falënderon Robert Agën punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës. Ish-ministri i kalon Robert Agës në telefon, Ulsi Manjën, i cili i thotë se po shohin për të një pozicion pune më të lartë pune për të.

Përgjimi numër tre:

Bert Aga: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Ej jam në një tavolinë kështu, ku ke qejf me shku ti në Bulqizë?

Bert Aga: Po

Qefalia: A?

Bert Aga: Po

Xhemal Qefalia: Ok, hajt ciao.

Bert Aga: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jemi këtu me Kryeministrin dhe ministrat

Bert Aga: Jo jo, unë ju garantoj t’ju jap çfarë t’ju dojë qejfi

Xhemal Qefalia: Se mos bimë atë Keshin aty. Si thua ti?

Bert Aga: Po mirë më

Xhemal Qefalia: Për kokën tate po, a do foto nga tavolina?

Bert Aga: Haj o burrë, jepja ndonjë dashnorje fotot.

Xhemal Qefalia: Pse e mbylle telefonin, ja ta qis pak ministrin ti flasësh se na çave trapin. (ktehet) ej o Saimir foli pak këtij shokut tim nga policia.

Sajmir Tahiri: Alo o Berto

Bert Aga: Mirmbrëma si je?

Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin mua të të falënderoj unë ty, nuk është në rregull…

Bert Aga: Jo, të lutem

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon..

Bert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin je i madh

Bert Aga: E kam detyrim

Saimir Tahiri: Dhe mos e rruj k*rin për ato që thonë ata se nuk na ha t*api ne për aat

Bert Aga: Unë jam ushtari jot

Saimir Tahiri: Ke të fala edhe nga Ulsiu, foli një çikë Ulsiut

Ulsi Manja: Ku je mo vëlla

Bert Aga: Si të shkon ty?

Ulsi Manja: Hiç më, me kryeministrin

Bert Aga: Ej, unë më duhet me shku pak atje

Ulsi Manja: Ku mo?

Bert Aga: Te Bulqiza

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më lart o burrë

Bert Aga: Mir mir ju e dini, po e kam qejf atë

Ulsi Manja: tani do më dëgjiosh mua, do flasësh me Xhemalin sepse e kam shefin e Komisionit të Sigurisë, ne e bëjmë fjalën për më lartë e ët na duhesh për ndonjë gëj më të madhe se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im

Bert Aga: Mirë mo, mirë

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin koherent se atë kemi autorizu si kryetarë komisioni

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës unë

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: Është anëtar i komisionit të sigurisë, i shef këto si kryetar i komisionit të sigurisë.

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: Ore është kryetar i Komisionit të Sigurisë. I shef këto. Dakord.

Bert Aga: Jam ushtar i Bertit thotë se Berit ka qenë komandat.

Ulsi Manja: Në rregull, hajde!

Bert Aga: Si e merr ministrin ashtu në telefon o…

Xhemal Qefalia: Je shoku im, mos tall k…me mua. A do të të qis Ramën të flasësh.

Bert Aga: Po le o vëlla tani.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën. Je shoku im apo jo?

Bert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.



12 Comments

  1. Kaq budalka e dine kete popull keta qe i jane zene syte me para droge.
    Keta thone ate i udhezon Ruci nga bunkieri qe do e zere brenda kete rradhe. Boll livadhiset. Sapubi sapuni.

    1. Po normal qe e dine per budalla popullin! Kur populli kendon neper karaoke me anetarin e organizates kriminale Tahiri, qe i shpetoi burgut me urdher te kryetarit te organizates kriminale Rama, pse mos mendoje qe eshte budalla. Nqs do e kishin goditur ne koke me doreze hekuri, do i merrte per te zgjuar. Kur mbrohesh politikisht nga drejtesia, apo kur drejtesia nuk vepron, nuk ka zgjidhje tjeter, pervec dorezes se hekurit, per t’i mbajtur ne kontroll kriminelet. Njerezit e pafajshem dhe qytetare jane gjithsesi shumica dhe me te forte se keta. Koha ta tregojne!

  2. po ti budall komplet je, se urren mutin por adhurok kaken. shan ramen lepin bashen. ti je idiot komplet ndaj brravoni qofte ktyne qe ta ngulin, atyre qe ta kan pas ngul, dhe atyne qe do ta ngulin pas ktyne.

  3. Kur tregohesh pidhsome me Hysni Burgajn ose Zaganin dhe te del gruaja pro studenteve… Tregoji more karin gruas se po ja pellacasin ne faqe te tjeret, lere karin neper telefona! Hahahahahahahaha sa i peshtire

  4. Morrat e kuq te gjejne vrime e te futen. Uragan termet cunam taifun
    Po vjen. Zemerimi i popullit do ju perveloje.
    Haram buka ne tavolina lluksi kur femijet e te varferve shohin a do i sjelle baba buke thate.
    O te pangopur ju qifsha robt e shpise o bythe qire ore njerez pa pike meshire ne shpirt.
    Edhe ti canadian je nga ata qe qihesh ne bythe e i thua me fal se te kam kthyer kurrizin.

  5. Shqiptaret nuk e kane ende iden ca jane keta. InshAllah i shkojne deri ne fund. Se paku tju dalin te gjitha felliqsite e tju grosen kollaret. Po rrenjet i kane te thella shume. Por Zoti ja u di te gjitha. Do dalin aq sa do Ai.

  6. Ore une se kuptoj qe kure qenka e ndaluar qe meqe je politikan te mos flasesh fjale te pista ne telefon mes shokesh,pse politikanet nuk jane njerez?ketu Berisha del para kamerave me ze dhe figure dhe ben thirrje horror per thyerje kafkash dhe per djege per se gjalli dhe nuk i ben njeriu pershtypje,Berisha ne nje miting ne Tropoje thote prape para kamerave duke mos e ditur qe po filmohej qe e dua gjalle a vdekur te ma bini zvarrenjerin nga Haklajt,imagjino te pergjosh telefonatat e Berishes se çdo na degjonin veshet…

  7. Penicilina qenke e skadume, dhe nuk besoj se i ben dot derman Tahir autikut apo Kadri dylberit. Ka marre ferra uraten dhe eshte vetem ceshtje ditesh. Saliu vertet ka te tijat por shteti nuk ka qene kurre ne kete situate qe e kane sjelle kjo bande drogaxhish.

  8. Ju kujtoni se do behet vendi me gjindje nga tepelena ura vajgurore bulqiza librazhdi perrenjasi. Po ketu nuk jane ne terezi keta qe banojne ne tirane. Furnellen me vajgur e keni akoma apo gatuani me kondicioner?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *