• |
ide | kryesore

Përplasje në KZAZ-në e Burrelit, arrestohen 9 persona

Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar 9 persona si dhe ka proceduar dhjetëra të tjerë pas përplasjeve të qytetarëve në KZAZ-në e Burrelit.

33 persona janë proceduar, ndërsa 9 të tjerë janë arrestuar.  Specialistët për Hetimin e Krimit në D.V.P.Dibër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas veprimeve hetimore, identifikuan me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, 9 shtetasit e mëposhtëm:

E.D, 21 vjeç, banues në Burrel
Xh.Gj, 55 vjeç, banues në Burrel
M.D, 53 vjeç, banues në Burrel (Polic i Bashkisë Burrel).

E.T, 49 vjeç, banues në Klos
I.Ç, 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)
M.Gj, 62 vjeç, banues në Klos
M.L, 38 vjeç, banues në Klos( Përgjegjës i zyrës së ndihmës eknomike në Klos)
R.D, 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirmbajtjen e rrugës, Klos).
H.K, 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britani e Madhe.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht:
N.D, B.Ç, D.V, S.K, B.C, Sh.XH, A.B, R.K, Sh.D, J.F, K.P, E.P.
Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *