• |
ide | kryesore

Përplasjet në KZAZ-të/ 31 të proceduar dhe 3 të arrestuar në Tiranë

Lajme



3 persona janë vënë në pranga, ndërsa 31 të tjerë do të procedohen penalisht, pas përplasjeve me forcat policore të shënuara ditën e djeshme në disa prej Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).

Në njoftimin për shtyp, Policia bën me dije se këto masa janë ndërmarrë pasi subjektet kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme, duke hedhur kapsolla, duke kundërshtuar efektivët dhe duke kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ-ve. Tre të arrestuarit kanë kapërcyer hekurat e rrethimit të godinës ku është vendosur KZAZ-ja nr.26 dhe kanë depërtuar në brendësi ku kanë djegur një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit.

Ndër të proceduarit janë edhe shtetasit; V. D., banues në Kamzë, me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë; A. D., banues në Tirane me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë; S. L., banues ne Zall Herr, me detyrë Punonjës i Policisë Bashkiake Kamzë; R. H., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë; U. K., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë; F. U., banues ne Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë; B. S., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë; L. B., banues në Kamzë, me precedent kriminal; H. L., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë; F. D., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *