• |
ide | kryesore

Rrjedhja/ Rama po braktiset edhe nga të vetët për 30 qershorin

Arkiva, Kryesore

Nuk ka mendje normale dhe personalitet të pa kapur që nuk e kupton se në këto kushte dhune, në kuadrin e dekretit të pa shfuqizuar të presidentit dhe në prag të një përplasje civile, përmasat e së cilës zor se mund të parashikohen, Shqipëria s’mund të zhvillojë zgjedhje lokale në 30 qershor. Aq më tepër nëse flitet për votime një partiake dhe ku në gjysmën e zonave mungon një kandidat alternativ.

Të yshtur nga gjendja aktuale, në një mendim të tillë kanë arritur edhe figura të opionionit publik që kanë shprehur një mbështetje konstante për Edi Ramën këto gjashtë vite. Kështu, Carlo Bollinio, botuesi i Shqiptarja.com,  thotë se nuk ka sens që Edi Rama të vijojë të këmbëngul dhe ta konsiderojë 30 Qershorin si datën e vetme të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet.

 

“Luan me zjarrin kryeministri Edi Rama, i cili, në emër të Kushtetutës, këmbëngul ta konsiderojë 30 qershorin si datën e vetme të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet vendore. Por parimi i pashkelshmërisë së Kushtetutës bie ndesh me parimin e mbijetesës së vendit dhe të bashkëjetesës civile:Përplasjet e fundit tek ambjentet e KZAZ-ve midis policisë së shtetit dhe policive të bashkive të djathta duket se është vetëm fillimi i një përplasjeje më të gjerë, që mund ta ketë pikën kulminante më 30 qershor, por që mund të vazhdojnë edhe më tej. A ka sens qe Rama të këmbëngulë kaq shumë? Dhe, a nuk është më logjike të hiqet dorë nga 30 qershori në emër të çtensionimit dhe thjesht të pretendohet nga presidenti të dekretojë një tjetër datë, duke lënë që, eventualisht, të jetë kreu i shtetit ai që do të gabonte, në rast se nuk e vendos? -shkruan ai në një editorial të titulluar: “të gjithë po luajnë me zjarrin” (lexo këtu).

Pas nuk ka mbetur edhe Mustafa Nano i cili rrëfen se ka dashur të mbajë një qëndrim editorial në emisionin e tij “Provokacija”, porse e ka fshirë atë minutat e fundit kur ka para protestat e dhunshme të opozitës. E megjithëatë edhe mendimi i Nanos, autorit të shprehjes: ‘të gjithë qelbësirat bashkë për të rrëzuar Berishën”, do të kishe qenë ky: “Aty hidhja idenë se në këto rrethana nuk do të ishte mëkat që të merrej në shqyrtim ideja e shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Duke tentuar një negociatë me palën tjetër” (Lexo këtu).

Nga një largësi më e madhe që i lejon luksin për ti parë më ftohtë gjërat, publicisti dhe shkrimtari kosovar, Veton Surroi, ka mbërritur në të njëjtin përfundim. Megjithëse i njeh kryeministrit Rama sukseset e mandatit të parë, megjithëse i përmend afërsinë me liderët e botës perendimore që nuk e ka pasur ndonjë udhëheqës shqipëtar më parë, Surroi e konsideron rendjen drejt 30 qershorit si instrument të dhunës shtetërore: “Insistimi që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor tashmë tejkalon çështjen e legjitimitetit (të cilin nuk do ta kenë nëse mbahen) dhe u afrohet vijave të kuqe të sigurisë kombëtare.Nëse mospjesëmarrja e opozitës e cungon legjitimitetin demokratik të zgjedhjeve, insistimi që të mbahen, me gjithë vullnetin e opozitës (dhe çdekretimit të datës nga ana e presidentit) përbën thirrje për zgjedhje me instrumente të dhunës së shtetit. Policia e shtetit, kështu, shndërrohet në palë dhe zhytja e policisë në anime politike është diçka që shqiptarët e njohin e nuk quhet demokraci” thotë ai (lexo këtu).

Pra nuk ka asnjë dyshim, se pavarësisht nga preferencat personale dhe afiniteti politik, nuk po mbetet mendje sado pak e kthjellët që nuk e sheh insistimin për të mabjtur zgjedhje monopartiake në 30 qershor si një herezi kriminale, si një produkt të një mendjeje të sëmurë. Vetëm njerëz të kapur në krim, ose që tentojnë të lëpijnë deri në fund kockat që u lëshion narkoshtetit mund të vazhdojnë të këmbëngulin në këtë herezi të çmendur.

©Lapsi.al 

29 Comments

  1. Gjithmone e me shume me kujtohet shprehja lapidare e Rames: E vetmja rruge. Vetem se ky eshte momenti me i mire per t’u thene

  2. Bobo, ne Shqiperi nuk ka parti politike. Nuk ka pasur asnjeher. Nuk ka demokraci, nuk ka pasur asnjeher. Ka tre klane mafioze qe jan te mirestrukturuar, qe sa her ka rotacion kapin artieriet e ekonomis, te krimit dhe te cdo gjeje qe prodhon para. Nuk ka ideale, as nuk ka pasur. Nuk ja vlen te harxhos asnje cik frym per keta e jo me te rrezikosh jeten. Te vetmit qe se mendojn keshtu jan vec ushtaret dhe komandantet e klaneve mafjoze, dmth partive. Derisa te mos ket nje levizje qe vertet perfaqson interesat e popullit dhe jo te klaneve mafjoze, pak rendesi ka se cfar klani mafjoz drejton vendin, pasi stili i drejtimit nuk mund te jet ndryshe dhe ne interes te popullit. stili i drejtimit do jet gjithmon ne interes te krimit dhe te klanit mafjoz. duhen braktisur te gjith keto halera, derisa te dal dikush qe me te vertet te mbroj interesat e mases. nuk ja vlen te djegim shqiperin per tre klane mafjoze. shqiperia, shkollat dhe institucionet e saj jan te shqiptareve dhe as te Ed Rames, as te Sal Berishes e me pak akoma te Like floririt. ATA QE DJEGIN O JAN IDJOT O JAN ANTISHQIPTAR, NUK MUND TE JEN SHQIPTAR.

    1. E ka një të mirë edhe këmbëngulja e marrëzishme e Ramës për të zhvilluar zgjedhje një partiake.
      Do të krijojë mundësinë që të identifikohen në 30 qershor, të gjithë ata që do të shkojnë të votojnë për bandat kriminale.
      Nuk pinë më ujë pas publikimit të përgjimeve në gazetën Bild, edhe propogandat se të gjitha partitë politike janë njëlloj, pasi veç për partinë socialiste, për asnjerën parti tjetër shqiptare, nuk ka asnjë dokument e fakt që të jenë të lidhura me bandat kriminale.
      Edhe e vetmja histori e 21 janarit me të cilën është abuzuar për 8 vite papushim, duke e akuzuar qeverinë demokratike për vrasje, tashmë ka rënë plotësisht me faktin se gardistin që ka hapur zjarr kundër demostruesve, Rama e shpërbleu duke e bërë shef lokal të PS e tani kandidat për kryetar bashkie në Mat.
      Organet e sigurisë pas rrëzimit të qeverisë kriminale të Ramës, do ta kenë listën e plotë të shqiptarëve që janë të lidhur me drogën e bandat kriminale, votuesit e hapur të “rilindjes” së krimit diktatorial e mafioz. qoftë edhe ata mjeranë që janë mashtruar për të shitur votën e tyre për 30 mijë lekë.

  3. Si gjithmon analizat e lapsit, jan vetem deshira. Jo llogjik. Shullak hesapi. O i del ajo e tija, o vdes.
    E MORE NE QAF OPOZITEN.

  4. Ky vend duhet te shkoje patjeter ne perplasje civile qe te kuptohet njehere e mire qe mandatet nuk digjen dhe zgjedhjet nuk bojkotohen si dhe cdo qeveri duhet te dorehiqet pas cdo skandali.

  5. Te gjithe Jane plehra si Bolino,si Mustsfa,si ky Surrojasi.Piken ja ve Morri Baze.Kur the flase Morri eshte si me pase fole Ronald Regani.

  6. Cfare shkrimi o Mand per shpellaret e protestes qe po paksohen nga arrestimet e sotme e te djeshme,FBI ka bere listat gati per arrestime te bujshme,do te habiteni o shpellare dhe do cfryeni si tullbace,salih karaxhic berisha eshte ne fundin e tij,Trusti I Geshtenjave e shiti perfundimisht Don salih,kohe te reja po vin

  7. Drejtperdrejt nga parlamenti “Ymer Lala” po leh kryetari I qeverise “Ymer Lala”,po flet per reformen “Ymer Lala” ne drejtesi…

  8. Nje mesazh urimi KM te qeverise “Ymer Lala” I ka ardhur nga bota e pertejme,nga Xhelil Gjoni I cili e pergezon dhe e siguron se nuk do e padise per plagjature trashegimtarin e devotshem te enverizmit.
    Ne fakt Haxhi Qamilin po e ndjek hap pas hapi ky maskara. Ai po thote se sa te kem Ulusine,Lleshin dhe Xhemolin,nuk e rruj K… per Ameriken dhe Evropin!
    Shqiperine e djegim dhe Xhemolin s’e japim! Shqiperine e shesim dhe Ulusiun s’e nderrojme!
    Ky njeri ka vdekur tashme! Meqe e citon Kadarene,po e pershendesim te vdekurin Rama me vargjet :”Kemi pare,s’kemi pare/ shkon I vdekuri me te gjalle, hipur mbi te njejtin kale”

    DEAD MAN WALKING!

  9. do shkojm familjarisht me votu. shqiperia ka rastin me te mire me i thon pirdhu tranzicionit dhunes dhe menyrave jo demokratike

  10. Po thuaj rame ripjedhjes t terhiqet pra se i kan plas me dhjetera skandale dhe asnje doreheqeje ska pas.. !

  11. Sa gjynah plaku mere paska shku ne Shokder paska mar 1000 polic po q faj kan ata djem nanash mor byth mut aq frike paske more byth mut more kurv mor langaraq more goje prishur, e kupton se nuk te don asnje njeri more anti njeri, rrace muti

  12. O shqiptare mos I hapni Rrugen ketij te paudhi QE nuk di as vet se ku po e con vendin ! Duhet te jeni vigjelent me mire heret se von !

  13. Edi Rama ka mbeshtetjen e popullit me shume se kurre ..ndersa ti Bushati shko qiu ne byth si gjyshi jot dikur me Enver Hoxhen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu