• |
ide | kryesore

Shkarkohet nga detyra kandidati për KLGJ

Lajme



Mbetet jashtë sistemit të drejtësisë gjyqtari Bledar Adbullaj. Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Abdullai.

Trupi gjykues i kryesuar nga Luan Daci, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Natasha Mulaj lanë në fuqi vendimin për Abdullain, i dhënë në korrik të 2018-ës.

Abdullai ishte kandidat edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ai u shkarkua nga detyra për shkak se së bashku me familjarët e tij nuk ka përmbushur detyrimet ligjore për të deklaruar disa prona që disponojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *