• |
ide | kryesore

Ten Hag rinovon me Ajax deri në 2022: “E fillojmë aty ku e lamë”

Sport



Erik ten Hag ka rinovuar kontratën me Ajax deri në 2022, duke e shtuar edhe me dy vite të tjerë akordin e mëparshëm që skadonte në qershor 2020. Në krye të Heshtarëve që në 1 janar 2018, tekniku hollandez në sezonin që sapo u mbyll ka fituar kampionatin e kupën kombëtare, duke arritur deri në gjysëmfinale të Champions League pasi eleminoi Real Madrid e Juventus. Njoftimin e ka bërë vetë klubi në profeilet sociale.

Ajax mban shtrënguar trajnerin që i lejoi të kthehej në krye të kampionatit Eredivisie, pas një mungese prej 4 vjetësh, por mbi të gjitha e bëri përsëri të madh në Europë. Ecuria e jashtëzakonshme e de Ligt e të tjerëve në Champions League është ende në sytë e të gjithëve e vetëm një gol i Lucas Moura në sekondën e fundit i mohoi hollandezëve finalen e Madrid e mundësinë për të fituar Tripletën historike.

“Jam shumë i lumtur. Përjetuam një vit fantastik e tani duam të përmirësohemi, duke ndihmuar klubin të shkojë përpara – janë këto fjalët e ten Hag në faqen zyrtare -. Rezultatet që kemi arritur deri tani kanë qenë fantastikë. Do të jetë një punë e vështirë për tu përsëritur. Do të fiksojmë përpsëri objektivat tanë e do të provojmë ti arrijmë”. Vetëm se duhet ta bëjë pa të paktën dy nga pedinat fondamentale si Jong (tek Barcelona) e de Ligt.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *