• |
ide | kryesore

2 Dasma në të njëjtën datë për çiftet e showbizzit

Paparazzi, Slider



Duket si e pamundur, por ja që po ndodh me çiftet Sophie Turner- Joe Jonas dhe Zoë Kravitz- Karl Glusman.

Turner dhe Jonas u bënë zyrtarisht burrë e grua në Prill, kur menjëherë pas Billboard Music Awards, u organizua një ceremoni dasme surprizë. Ata u martuan ligjërisht në SHBA, por po planifikojnë një festë më të madhe në Francë.

US Weekly ka zbuluar se të njëjtën gjë do bëjë dhe çifti Zoe Kravitz dhe Karl Glusman. Dhe ata u martuan ligjërisht në SHBA, por me një ceremoni shumë private. Ndonëse për dasmën e Kravitz dhe Glusman nuk dihen ende detajet, US Weekly ka treguar më shumë për atë të Turner dhe Jonas:

“Joe and Sophie duan të bëjnë një festë gjigande. Dekori do jetë i sofistikuar, por do të ketë dhe disa elementë të çuditshëm së bashku me një tortë “të çmendur”. Do ketë një grup muzikor që do këndojë live, dhe vëllezërit Jonas gjithashtu do të dhurojnë një performancë.”

Dhe në gjithë këtë lumturi të dyfishtë në Paris, ka vetëm dy gjëra që nuk shkojnë:

1.Çiftet nuk do jenë të pranishëm në dasmat e njëri tjetrit

2.Po të ftuarit kë ceremoni do zgjedhin?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *