• |
ide | kryesore

30 qershori/ Rikthehet në KQZ Klement Zguri, miraton kërkesën e OSBE-së për 150 vëzhgues

Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot kërkesën e OSBE-ODIHR-it për 150 vëzhgues në zgjedhjet vendore të së dielës së ardhshme, duke vijuar të mos e njohë vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve.

Ndryshe nga dy mbledhjet e fundit, sot ka qenë i pranishëm edhe kreu i këtij organi zgjedhor, Klement Zguri, i cili bojkotoi punimet e KQZ-së duke argumentuar se nuk mund të gjykonin dekretin e kreut të shtetit. Megjithatë, Zguri bëri të qartë se rikthimi i tij kishte të bënte vetëm me votimin e kërkesës së OSBE-së, dhe jo për pikat e tjera të përfshira në rendin e ditës. “Nuk ka përpjekje nga askush për të bërë një vlerësim ligjor dhe real të dekretit. Unë jam kundër vendimarrjeve në parim”,- tha Zguri.

Njoftimi i KQZ:

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv.Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes, më datë 21.06.2019, Ora 10:00, me rend dite:

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ- ve nr. 14, 42, 43, 47, 56, 89 dhe sekretarëve të emëruar kryesisht të KZAZ-ve nr. 24, 36, 54, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Vizion Plus, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Report TV, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e përfaqësuesve të agjensisë së lajmeve “ Anadolu Agency”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në vendimin 647 të datës 24.05.2019, për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga KRIIK, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve të Republikës të Maqedonisë së Veriut, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për shqyrtimin e kërkesës të Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.



8 Comments

  1. ahah u kthye i dhjere dhe me bisht ne shale, por krenar ama se respektoi deri ne fund dekretin e presidentit.

    Ja pra qe zgjedhjet do behen ne 30 Qershor. Hani mut tani

      1. nuk e nxjerr dot frustrimin duke share komentuesit e tjere dhe duke ngrene thojt nga inati. Behu i arsyeshem. Gjerart nuk behen ashtu sic do ti sepse do ti.. por gjerat behen ashtu sic duhet te behen sepse ashtu do shumica te behen.

        Hajt ik qyrravitu tani halabak

  2. ore por ne sikur ju treguam vendin ketyre te OSBEs, ketyre qe jane blere nga Rama , tani po ja u pranojme vezhguesit ?
    Dicka nuk shkon ketu .

  3. Po e pa qe loja nuk vajti ashtu si e kishin menduar. Dhe me kryesoria, kur te kapin prej koqesh nderkombetaret nuk ke ca ben. Te fala presidentit.

  4. O Idiote mavi, qe gezoheni kot me tasin e kosit perpara. Thirrini mendjes nese keni dhe bejini pyetjen vetes se cfare zgjedhjesh do monitorojne keta 150 parazite qe do paguhen sikur po vijne ne nje vend ne gjendje lufte, kur do kete vetem nje parti ne zgjedhje?Ajo pune ka marre fund Rama do detyrohet te jape doreheqjen perkundrazi pasojat do jene te renda. Organiztata Rilindjes nuk ka absolutisht asgje te perbashket me PS dhe jane si dy drejteza paralele, dhe me vjen keq per ate pjese te socialisteve qe lejuan nje mashtrues dhe demoagog ti sundoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *