• |
ide | kryesore

700 milionë euro për super stadiumin: Milan-Inter arrijnë akordin

Sport



Milan e Inter janë gati të bëjnë lëvizjen vendimtare në lidhje me stadiumin e ri. Pas muajve paqartësish, dy shoqëritë do të prezantojnë në Bashkinë e Milanos kërkesën zyrtare për ndërtimin e një stadiumi të ri. Hipoteza e rikostruksionit të stadiumit Giuseppe Meazza është braktisur, duke i lënë vendin një projekti prej 700 milionë euro për një impiant që, sipas objektivave, duhet të jetë gati për sezonin 2022/23.

Pavarësisht protestave të romantikëve të futbollit për shembjen e San Siro, dy shoqëritë shohin drejt të ardhmes e – sipas asaj që bën të ditur Repubblica – brenda fundit të këtij muaji duhet të ndërmerret një hap zyrtar për impiantin e ri.

Milan e Inter po punojnë së bashku për të kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për ta prezantuar në Bashki, projektin e impiantit e zhvillimin urbanistik të zonës, në mënyrë që ti jepet hapësirë punimeve brenda fundit të kampionatit të ardhshëm. Kosto totale vërtitet rreth 700 milionë euro për një stadium që do të jetë gati në tre vjet, sipas llogarive të bëra, për sezonin 2022/23.

Nëse gjithcka kalon pa pengesa, impianti i ri do të ndërtohet pjesërisht nën nivelin e rrugës e do të realizohet në krah të Meazza, ku momentalisht gjendet parkingu, në krah të daljes së metropolitanës. Zona që do të hapet nga shembja e San Siro duhet të riorganizohet në mënyrë alternative.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *