• |
ide | kryesore

Ankimimi i Ferrarit merr përgjigje: fitorja në Kanada mbetet e Hamilton!

Sport



Asnjë ndryshim në klasifikimin e GP të Kanadasë: ankimimi i Ferrarit është refuzuar, duke i lënë fitoren Leëis Hamilton. Ky është verdikti i dhënë në mbledhjen në Le Castellet mes komisarëve të garës në Montreal e drejtorit sportiv të Ferrarit, Laurent Mekies. Për komisarët nuk ka patur “elementë të rinj e sinjifikativë, ndryshe nga ata që ishin disponibël në momentin e vendimit”. Kështu, mbetet në fuqi penaliteti me 5” që u vendos për Sebastian Vettel në Montreal e renditja që legjitimon fitoren e Leëis Hamilton nuk ndryshon.

Emanuele Pirro, Gerd Ennser, Mathieu Remmerie (e Mike Kaerne në videokonferencë) për të studiuar “prova të reja” të prezantuara nga skuderia italiane, që shpresonte të bindte kolegjin të rishikonte vendimin e marrë ndaj Sebastian Vettel me 5” penalitet, për rikthim në pistë “në mënyrë jo të sigurtë” e për faktin se “nxorri jashtë pistës një rival”. Penaliteti i hoqi fitoren Vettel dhe Mekies pretendonte se kishte në dorë prova të forta, për të treguar se Vettel nuk kishte thyer asnjë rregull, gjë që në fakt nuk rezultoi kështu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *