• |
ide | kryesore

Basha shton një kusht të ri: Kriza politike nuk do mbyllet me pazare

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në protestën e opozitës se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje politike që bazohet mbi pazare.

“Kjo krizë politike duhet dhe do mbyllet jo mbi pazare, por mbi parime. Parimi i parë është çuarja para drejtësisë atyre që u vodhën votën shqiptarëve. Në çdo vend tjetër të botës, në çdo vend evropian ky njeri do kishte shkuar në prokurori dhe qeveria do ishte dorëhequr.

Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytete më qytet, fshat më fshat, demokracia është në këmbë kundër krimit.

Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e riindjes. Këto mesazhe të qarta, që shumëkush prej jush i di fare mirë, i bëjmë sonte të qarta për këdo që nuk i di, nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi” – tha Basha. ©LAPSI.al



17 Comments

  1. I VETMI PAZAR JANE NDRYSHIMET ZGJEDHORE DHE KUSHTETUESE .
    ZBATUESHMERIA E LIGJIT
    TI JEPET FUND PANDESHKUESHMERISE
    O SOT O KURRE .
    NESE NUK DONI , POPULLI DO TI MARRI VETE FATET NE DORE .
    REVOLUCIONI ESHTE I PASHMANGSHEM .

  2. Gallat. Ndiz e fik dritat. S kan me ca bejn.
    Ca te bej i ziu. E 9 her dhe gjithmon e me pak njerez. I ben sa me von protestat qe mos te dallohen me se sa kan ardhe. Te 10 do ta bej mbas ores 12.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *