• |
ide | kryesore

Bella Thorne tregon jetën e saj në një libër

Paparazzi, Slider



Fëmijëria dhe adoleshenca e Bella Thorne nuk kanë qenë aspak fushë me lule dhe këtë e ka rrëfyer vetë ajo së fundmi në intervistë ku ka folur për librin e saj të ri  “The Life of a Wannabe Mogul.

“Nuk flas për një gjë të tillë në këtë libër, por në librin  e tretë tregoj për faktin që nuk kam ditur të lexoj dhe e kam mësuar vetë një gjë të tillë duke lexuar skenare.”- u shpreh Thorne duke shtuar më tej se gjithashtu ajo nuk ka pasur as njohuritë bazike në matematikë dhe ka mësuar të numërojë duke numëruar paratë e të atit.

Gjithësesi, kjo nuk do të thotë se Bella nuk ka qenë në shkollë, por siç e shpjegon dhe ajo vetë, ka vuajtur nga disleksia.’Mbaj mend kur fillova klasën e parë. Gjërat që në fillim ishin keq pasi unë nuk lexoja dot si fëmijët e tjerë. Truri im i ngatërronte shkronjat ‘B’, ‘D’, ‘M’ dhe ‘Ë’. Disleksia është e ndryshme për këdo që e ka. Mua më ka vështirësuar shkrimin dhe leximin.”-shprehet ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *