• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Lajme



Ekstradohet nga Greqia në drejtim të Shqipërisë 30-vjeçari nga Kuçova, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas Policisë, shtetasi i ekstraduar është Spiro Pando, 30 vjeç, banues në Kuçovë. Ai u dënua në mungesë me 5 vite burg për trafik droge.

Në muajin Gusht të vitit 2013, gjatë një kontrolli në banesën e Spiro Pandos, u gjetën një sasi lëndësh narkotike Heroinë dhe Cannabis Sattiva, si dhe një armë zjarri automatik, shkruhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *