• |
ide | kryesore

Era Istrefi në bashkëpunim me Noizy-n?

F1, Paparazzi



Në Shqipëri, dy janë gjërat që dihen me siguri çdo fillimvere: vapa e madhe dhebashkëpunime muzikore! Teksa kjo e para nuk është ndonjë kënaqësi e madhe, për të dytën kemi pritshmëri goxha të larta.

Kjo pasi dy prej artistëve më në zë në vendin tonë dhe jashtë tij duket se po gatuajn ëdiçka që me siguri do të jetë hit.

Bëhet fjalë për reperin Noizy dhe këngëtaren Era Istrefi që ndonëse janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë një gjë të tillë, nuk ia kanë dalë dot.

Një fan page i Noizy-t në Instagram së fundmi ka publikuar foto dhe video të dy artistëve në styudion e regjistrimit të Noizy-t dhe në mbishkrimin e videos shkruan: “Noizy ft. Era Istrefi”. A ka më qartë se kaq?

Por duke qenë se me shumë gjasa do të na duhet të presim dhe disa kohë për të dëgjuar këngën, nuk mund veçse të shpresojmë se bashkëpunimi i tyre do të jetë po aq i suksesshëm sa hiti i Istrefit me reperin Ledri Vula, “Shumë pis”, duke qenë se edhe pas kaq viteve, vijojmë ta kërcejmë si të jetë dita e parë që e kemi dëgjuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *