• |
ide | kryesore

Kukësi paralajmëron Debrecen: prezantohet Kitanovski

Sport



Një mbrojtësi i ri i djathtë për Ernest Gjokën në vigjilje të debutimit të Kukësit në Europa League kundër Debrecen në mesin e korrikut. Pas prezantimit të Emiliano Mustës, nga Flamurtari, Blutë kanë vënë nën kontratë edhe lojtarin e Sabail në Azerbaixhan. Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, që ka luajtur edhe një ndeshje për kombëtaren, ka firmosur kontratën 1 vjeçare, me opsion edhe për një vit, duke kompletuar kështu repartin për veri-lindorët.

27-vjeçari, 185 cm i lartë, ka luajtur 21 ndeshje për azerët edhe pse vetëm në 61% të rasteve ka qenë titullar. Lojtari është një xhol i vërtetë për Gjokën, duke qenë i aftë të luajë edhe në të majtë, ose lart në vijën e sulmuesit të krahut, duke zëvendësuar në këtë mënyrë, disponibilitetin taktik të William Cordeiro, të larguar drejt Partizanit.

Kitanovski ka luajtur më parë edhe me fanellën e Pelisterit, Universitatea Krakovia, Vozdovaç, Mlados Luçani, Istra 1961 dhe Slaven Belupo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *