• |
ide | kryesore

Kupa Amerikës: Japonia e shtyllat frenojnë Uruguajin

Sport



Uruguaji komplikon kualifikimin në Kupën e Amerikës me barazimin përballë Japonisë. Pas fitores në debutim kundër Ecuador, formacioni Celeste ndalet në 2-2 nga aziatikët. Madje, i është dashur të rikuperojë dy herë rezultatin: Miyoshi kalon në avantazh Japoninë në të 25′ e 59′. Në fillim penalltia i dha barazimin e përkohshëm me Suarez në të 33′, përpara se Gimenez të fiksojë shifrat në të 66′.

Dy skuadrat vinin nga një 4-0 në ndeshjen e parë të turneut, edhe pse Uruguaj ishte një sukses, ndërsa për Japoninë një dështim i plotë përballë Kilit. Ky fakt ishte mjaftueshëm që të mos pritej një ndeshje me të ekuilibër në Porto Alegre. Por ndërkohë, Celeste u detyruar të ndalojë përballë një Japonie të vendosur mirë në fushë e që i krijoi shumë probleme të besuarve të Tabarez, që duhet thënë se ishte edhe e pafat me dy shtyllat e goditura nga Cavani e Suarez.

Në fund Uruguay mund edhe ta fitonte ndeshjen, pikërisht në goditjen me kokë të Suarez, 10 minuta nga fundi, që u përplas në traversë. Japonia në fakt i gëzohet pikës së parë, që është edhe e merituar, e në ndeshjen e fundit duhet të luajë përballë Ecuador, që është edhe kundërshtari më i thjeshtë, duke qenë se ka kaluar përballjet me Kilin dhe Uruguajin, dy pretendentët e mëdhenj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *