• |
ide | kryesore

Lezhë/ Vrau mikun e shtëpisë, familjarët e braktisin në gjykatë 50-vjeçarin

Lajme



Jepet masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Lezhës për Tonin Ndojin, autorin e vrasjes së Gjin Markut, kryeplak i fshatit Merqi dhe njëherësh mik shtëpie për familjen Ndoj.

Në momentin që jepej masa e sigurisë,  në ambientet e Gjykatës së Lezhës nuk ka qënë asnjë prej familjarëve të autorit.

Kujtojmë se ngjarja e ndodhur mëngjesin e së mërkurës në fshatin Merqi të Lezhës, kishte si motiv një konflikt pronësie. Policia mundi të arrestojë 50-vjeçarin pak pas krimit të rëndë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *