• |
ide | kryesore

Napoli nxjerr të panevojshëm Hysaj: Atletico më shumë se një mundësi

Sport



Dashuria mes Napolit dhe Elseid Hysaj përfundoi me largimin e Maurizio Sarri. Me teknikun e ri Carlo Ancelotti, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare nuk gjeti asnjëherë raportin e duhur profesional me të, duke u kthyer nga një titullar i pazëvendësueshëm në një pankinar luksi. Divorci ishte i menduar, por tashmë është e konfirmuar dhe Atletico Madrid mbetet për 24 vjecarin kuqezi më shumë se një mundësi.

Në fakt, ashtu sikundër u kuptua nga zgjedhjet e Ancelotti në sezonin që sapo u mbyll, valixhet janë gati për Mario Rui e Elseid Hysaj në Napoli. Të dy është e sigurtë se janë në dalje nga klubi i Aurelio De Laurentiis. Sipas Gazzetta.it, shqiptari i pëlqen shumë Atletico Madrid dhe transferimi në Ëanda Metropolitano merr gjithnjë e më shumë kuota. Për ish-lojtarin e Romës, ndërkohë, mund të profilizohet një e ardhme në Portugali, edhe pse Milan mund të ndërhyjë në tratativë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *