• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria, Policia harton plan masash

Lajme, Të fundit



Policia ka hartuar një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së nëntë në radhë në rang kombëtar, që do të organizohet nga opozita e bashkuar joparlamentare.

Mësohet se rreth 1700 forca policie pritet që të shpërndahen perreth perimetrit të zonës pranë godinës së Kryeministrisë dhe të Parlamentit. Përreth Kryeministrisë do të ketë një prani të shtuar të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe të Gardës së Republikës.

Në gatishmëri pranë ambienteve ku donte zhvillohet protesta do të jenë shërbimi zjarrfikës, si edhe ambulancat. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht Zhan Dark.

Opozita ka kërkuar autorizim në Policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës duke nisur nga ora 20.00 e deri në mesnatë. Ndërsa, në shkresën e lëshuar nga Policia, është përcaktuar afati kohor deri në orën 22:00.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *