• |
ide | kryesore

Sarri niset të takojë Cristiano Ronaldo: takimi vendos strategjinë e merkatos

Sport



Prezantimi u krye tani për Maurizio Sarri është koha të veprojë: nis faza e punës dhe konceptet e shprehura në konferencën për shtyp duhet të gjejnë konfirmime në fakte. Tekniku i Juventus së shpejti, ndoshta që sot, ose në fundajvë, do të niset bashkë me Fabio Paratici drejt Costa Navarino (Greqi) për tu takuar me Cristiano Ronaldo, një takim kortezie, por që mund të përcaktojë strategjinë e merkatos për tu ndjekur në javët e ardhshme.

“Cristiano Ronaldo mban të gjithë rekordet botërorë, do më pëlqente ta ndihmoja të thyente ndonjë tjetër. Për shembull kam patur lojtarin që ka shënuar më shumë në një sezon të Serie A (Higuain), do më pëlqente të kisha një të dytë”: fjalët e Sarri në konferencë duket se tregojnë strategjinë taktike të kompozimit ofensiv të Juventusit të ri, me portugezin sulmues të parë të tredhëmbëshit.

Ky është edhe motivi i takimit, që duhet kuptuar si takim i zakonshëm mes dy profesionistëve që po nisin të njihen: Sarri, që ka shpjeguar se në nivele të tilla modulet e lojës duhet të adaptohen me kampionët e skuadrës, kërkon të dëgjojë yllin e tij më të madh për të gjetur një sintoni veprimi.

Në këtë skenar, Paratici do të përqendrohet më pak për qendërsulmuesin, duke i dhënë prioritet krahëve: Douglas Costa mund të ketë një shans të ri, Cuadrado mbetet në dyshim, ndërsa e gjithë dilema është adaptimi i Dybala “në krah”.

Nëse konfrontimi mes Ronaldo e Sarri do të prodhojë një zgjedhje pak a shumë të ngjashme me 4-3-3 e Allegri, me portugezin që nis nga krahët për të ardhur drejt qendrës, atëherë do të kthehet në vëmendje objektivi Icardi, për të punuar në mes të zonës, edhe pse Dybala “falso nueve” mund të jetë një ide sugjestionuese, e provuar tek Napoli me Mertens nga Sarri, në vitin e tij të fundit atje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *