• |
ide | kryesore

Vijojnë tensionet për KZAZ-të në Shkodër, kryebashkiakja padit KQZ dhe Policinë

Lajme, Të fundit



Në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në Shkodër vijojnë tensionet dhe përplasjet mes forcave policore dhe përkrahësve të opozitës.

Kryebashkiakja Voltana Ademi, ka shprehur vendosmërinë për të vijuar me lirimin e ambienteve të KZAZ-ve për të mos lejuar zhvillimin normal të procesit zgjedhor, në respektim të dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Pas përplasjeve të forta në KZAZ-të e Shkodrës, Ademi ka kallëzuar penalisht drejtorin e Policisë së Shkodrës, KQZ-nw dhe Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës, pasi i akuzon për veprat penale, si: “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, Dhunim të institucioneve shtetërore.

Këtë mesditë, tensionet u zhvilluan në KZAZ nr. 3, që është vendosur në shkollën “Shejnaze Juka”. Ditën e djeshme, si pasojë e përplasjes me forcat e Policisë, u arrestuan në total nga qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, rreth 200 persona dhe janë shpallur proceduar me qindra të tjerë.

 

 

 

 

 



3 Comments

  1. Po moj po. Me militant, nuk behet revulucion. Jeni pakic se keni njerez te pabesueshem mes jush. Nuk i beni dot njerzit per vete kur vazhdon te jet ne krye akoma plaku vampir.

  2. U zbyth voltana e salihut,keshtu veprohet ne nje shtet ligjor,drejtojuni institucioneve dhe jo rruges me mercenare te paguar nga parate e flliqura ruse qe ja u ndau luluja

  3. Bravo Voltana!!!
    Zbato ligjin dhe do jesh n’rregull me popullin shkodran!!!
    Mos u step nga fyerjet e Edveristeve!
    SHKODRA NUK E KA ZAKON ME U TREMB NGA NEOKOMUNISTET E SHARTUAR!!??

    SHKODRA ME GJITHE RRETHINA ASHT ME JU!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *