• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Stamboll, PKK u kërkon kurdëve të mbajnë pozitë neutralë

Planet



Në prag të zgjedhjeve lokale për qytetin e Stambollit, kreu i burgosur i grupit militant kurd PKK, Abdullah Ocalan, u ka bërë thirrje mbështetësve të një partie pro-kurde që të mbetet politikisht neutrale, duke sugjeruar abstenimin. “Qasja e Aleancës demokratike të HDP nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve aktuale zgjedhore. Rëndësia e aleancës demokratike është se ajo  këmbëngul në pozitën e saj neutrale.”- është shprehur Ocalan.

Më herët, ish-udhëheqësi i HDP-së, Selahattin Demirtas, i cili është i burgosur në akuzat për terrorizëm, kishte deklaruar mbështetjen për kandidatin kryesor të opozitës të Partisë Republikane Popullore Republikane (CHP), Ekrem Imamoglu.

Stambolli do t’i rimbajë zgjedhjet vendore, pasi rezultati i ngushtë i 31 marsit që nxirrte kryesues kandidatin e opozitës Imamoglu, u kundërshtua nga partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim e drejtuat nga presidenti, Tayyip Erdogan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *