• |
ide | kryesore

30 qershori dhe shkarkimi i Presidentit, Meta i dërgon letër Kuvendit

Lajme, Të fundit



Presidenti i Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kreut të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja lidhur me vendimin  tij për anulimin e 30 qershorit, datë e cila ishte përcaktuar më herët për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Në reagimin e tij, Meta shprehet se vendimi për dekretin e anulimit të 30 qershorit është marrë brenda ligjeve që përcakton Kushtetuta e Shqipërisë.

“Ky dekret është botuar në fletoren zyrtare e për pasojë është i njohur dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë përfshi këtu edhe Kuvendin”,- thuhet në shkresën që kreu i shtetit  i dërgon kreut të komisionit të ligjeve, përmes sekretares së përgjithshmë të institucionit, Ornela Zonja.

Po ashtu, në këtë letër thuhet se presidenti vlerëson se e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të tij, është një proces i rremë dhe i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht.

“Presidenti i Republikës garanton Kuvendin se është në detyrë  dhe i gatshëm që me përgjegjësi të plotë të ndërmarrë të gjitha vendimet e rëndësishme që do të diktojë situata dhe interesi më i mirë i vendit. “ citohet në përgjigjen e Metës për Kuvendin.



2 Comments

  1. Ate ligjin qe u bazua, do na e thot ndonjeher? Si flet ne ajer ky burri i mones.
    Na lexo ligjin.. Dhe leri denglat.

  2. Po Ai gjysma burr i lides që ka tre vjet që shkel kushtetuten te pelqen zotrote e kur mendon se po flet ndnje gje te mecur me vra veten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *