• |
ide | kryesore

De Laurentiis përsëri vrer për Sarrin: “I zgjuar dhe pusht, simbol për napoletanët… mëkat”

Sport



Në Napoli nuk ka fund hidhërimi për kalimin e Maurizio Sarri tek Juventus. Publiku i Napolit nuk e ka pritur aspak mirë transferimin e ish-trajnerit të tyre tek bardhezinjtë. Pas deklaratave që kanë qarkulluar dje, presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentiis, është kthyer të komentojë kalimin në Torino të ish-trajnerit të tij. “Nuk ka kohë për raportet njerëzore, të paktën në marrëdhënie pune. Besoj që në tre vjet në Napoli – raporton Corriere della Sera – nuk ka marrë pjesë në një darkë grupi me lojtarët e tij”, ka thënë numri një i të kaltërve duke nënvizuar se si Sarri mendonte vetëm për administrimin e lojtarëve në fushë.

De Laurentiis më pas është vendosur në anën e tifozëve të tij: “E kuptoj zhgënjimin e napoletanëve, jetojnë me futbollin në mënyrë të paparë dhe Sarri e kishte fituar shpirtin e tyre. Është i zgjuar dhe pusht, i mësuar të punojë për veten e tij. Pastaj ka stil dhe elegancë”.

Napoli përqendrohet edhe në merkaro ku Kostas Manolas mbetet një nga objektivat mbi të cilat klubi është duke punuar në prag të sezonit të ardhshëm. Sipas Sky Sport, tratativa është duke ecur përpara, por Roma vazhdon të kërkojë 36 milion euro për klauzolën e zgjidhjes së kontratës. Napoli shpreson se do të mund ta ulë shifrën duke përfshirë Diavara. Për James Rodrigez, përkundrazi, drejtori sportiv Giuntoli është pranë gjetjes së akordit me Real Madrid mbi bazën e 5 milion për huazimin dhe rreth 30 milion për të drejtën e blerjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *