• |
ide | kryesore

Deputeti i opozitës së re këshillon Ramën: Tërhiqu se fundjava tjetër do jetë më e zeza

Lajme, Të fundit



Deputeti i opozitës së re parlamentare, Lefter Maliqi, i bërë pjesë e Kuvendit nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike pas vendimit për djegien e mandateve, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, lidhur me numrin e protestuesve në shesh mbrëmjen e djeshme.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Maliqi i ka bërë thirrje kreut të qeverisë që të dëgjojë këshillën e tij miqësore dhe të tërhiqet, pasi fundjava tjetër sipas tij do të jetë fatale për Ramën.

“Disa pyetje për ty Kalorës. Si t’u dukën 300.000 veta mbrëmë në shesh ? Apo do ironizosh se ishin vetëm 3000. Si mendon ? Ke ti kalores frikë nga zgjedhjet e lira se mos dështon?..Po të marrim më qaf servilat, të paaftet duke të thënë je mirë Skenderbe, më të mirë se ty s’ka, ti je mbreti ,sulltani, perandori jonë…Shikoje kete video disa here, është Uragani qe se ndal dot as ti, as gazsjellsi, as Rilindja e krimit dhe as ndonje pazar a marreveshje në kurriz të tyre. Ditë më të mira do vijnë, fundjavë të mbare, qetësohu, thirri mëndjes dhe mos harro nje keshill miqësore terhiqu se fundjava tjetër do jetë fundjava me e zezë dhe më fatale për ty .Me qetësi dhe suksese në jetë.” shkruan ndër të tjera Maliqi në postimin e tij.

 



8 Comments

  1. Edhe ky koqe eshte. Aty ishin a nuk ishin pese mije vete. E ka ky konceptin matematik se cfare jane 300 mije vete???!!!

  2. Cfare thua o i paemer? Ku ishin 5 mije vete aty? Ku i nxe bulevardi Deshmoret e Kombit 5 mije vete? As tre mije nuk ishin. Sa eshte i gjate ai bulevard? Nuk mendoj se eshte me shume se 2 km. Pra i bie qe te kene qene afersisht 2457 persona. Ja po i bejme nje favor Lulit e po themi 3000. Kaq aspak me shume. Vetem ne Shkoder KM kishte 1100 police, aq sa Haradinaj tha qe me 1100 police e bente mitingun ne mes te Beogradit.

  3. Nuk kane rendesi numrat. Kjo ishte me e bukura proteste qe eshte pare keto 30 vjet.
    Rendesi ka qe Lefter Maliqi do shkruhet ne historine e pluralizmit Shqiperar me germa te arta. Ai i vuri stop friges stop servilizmit stop aventures se cnendur te kesaj qeverije antipopullore.
    Per njerez te tilla ka nevoje demokracia ne kete vend.
    Leksion per Topallin Patozin Bregun etj.
    Me mire nje Moisi Golem se sa nje Hamza Kastriot.
    Te lumte Lefter.

    1. ahaha ti me dukesh tamam si nxenesi i Sales… kur thua dicka qe me pelqen te lavderoj te ngre ne qiell.
      Shikoje nese neser apo pasneser ky Lefteri do thote dicka qe do jete kundra opozites.. po ti do dalesh dhe do beshtysh ndaj tij me 100 terma denigrues .
      Kjo eshte identike sjellja e Berishes keto 30 vite.

    2. ;”” Lefter Maliqi do shkruhet ne historine e pluralizmit Shqiperar me germa te arta.”””, ???? Ktij skenderi as me germa muti nuk do ti shkruhet emri ne histori.
      ””’ Ai i vuri stop frikes”’ ….. O bole.. sot nuk ka frik njeri o bole.
      ”” Ai i vuri stop servilizmiet dhe aventures”” … O debil, servilizmit dhe aventures nuk i kane dhene dot fund poltikane me bole te renda si Niksoni , Thacher, Klinton, De Gol e plot te tjere… i paska dhene fund fhatari skender.

      Mduket se je gruja e ktij skenderit ti qe po shkru me kaq superlativa.

  4. Lefter Lefteri thjesht po tregohet oportunist si shumica e katunareve ne ate vend qe shkojne nga fryn era. Sa per germa te arta ti qe e ke shkrujt shko keshillohu ke mjeku se e paske te domosdoshme. Kete injorant nuk e njef askush pertej ure Vajgurore, dhe shume shume emri mund ti shkruhet ne ndonje mure me gelqere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *