• |
ide | kryesore

Dështimi i Samitit të Parisit, DASH: Kosova dhe Serbia t’u kthehen bisedimeve

Lajme, Planet

Pas njoftimit për shtyrjen e takimit të liderëve të Kosovës dhe të Serbisë të parashikuar pët t’u zhvilluar në Samitin e Parisit në fillim të muajit korrik, në një deklaratë dhënë për “Zërin e Amerikës”, Departamenti i Shtetit thekson se SHBA-të vazhdojnë të përkrahin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve. “Beogradi dhe Prishtina duhet të largojnë pengesat, t’i shmangin provokimet dhe t’u kthehen bisedimeve. Ne jemi të gatshëm që t’i dëgjojmë dhe ndihmojmë të dyja palët dhe BE-në, si ndërmjetësues, që të gjejnë zgjidhje, për të cilën do të pajtohen të gjithë.”- shkruhet në deklaratën e DASH-së.

Ndërkaq, senatori Ron Johnson, kryesues i nënkëshillit për Evropën dhe bashkëpunimin për siguri rajonale në Këshillin e Senatit për Punë të Jashtme, është shprehur i keqardhur që Samiti i Parisit nuk do të mbahet, pasi arritja së më parë e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, do t’i kontribuonte të gjithë rajonit. “Arritja sa më parë e marrëveshjes, do t’i kontribuonte stabilitetit të Serbisë, Kosovës dhe gjithë rajonit. Shpresoj që liderët në Beograd dhe Prishtinë të takohen së shpejti, të vazhdojnë bisedimet dhe të vazhdojnë të punojnë për arritjen e marrëveshjes.”- ka thënë Johnson.

Samiti i Parisit i paralajmëruar për më datë1 korrik, ku parashikohej të takoheshin përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe të Kosovës, në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, është shtyrë për një afat të pacaktuar.

1 Comment

  1. Financimi dhe investimet, si dhe ndihma financiare. Në fakt, unë jam një person që ofron hua për të gjithë njerëzit seriozë dhe të ndershëm që kanë këto para. Unë propozoj midis 5,000 dhe 2,000,000 EUR gjatë një periudhe vjetore të ripagimit deri në 18 vjet më vonë, Për më shumë informacion,

      emil .. rg9904201 @ gmail.com

    whatsapp = +593 986 366 359

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu