• |
ide | kryesore

Dosja 339/ Prokuroria merr në pyetje deputetin socialist që u përmend në përgjimet e “Bild”

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Ndraxhi, emri i të cilit përmendet në përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman “Bild” nga ish i dënuari për vrasje, Astrit Avdylaj, është marrë në pyetje nga Prokuroria për Krime të Rënda mbi hetimet për dosjen 339.

Mësohet se Ndraxhi është paraqitur në institucionin e akuzës ditën e enjte dhe është pyetur nga prokurorës për afro dy orë. Në përgjimet e Prokurorisë që u publikuan nga “Bild” rreth dy javë më parë, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të renditet në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017.

Kjo bisedë ka ngritur dyshime se Astrit Avdylaj ka ndikuar që Ndraxhi të jetë pjesë e listës, ndonëse deputeti ka mohuar çdo lidhje me anëtarët e grupit kriminal. Referuar përgjimeve, dyshohet gjithashtu se Astrit Avdylaj siguronte vota për llogari të PS, duke deformuar për rrjedhojë rezultatin e zgjedhjeve qendrore.

Më herët, Prokuroria ka marrë edhe dëshminë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, pas publikimit të 6 përgjimeve lidhur me dosjen 339, në kuadër të hetimeve mbi bashkëpunimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si “Klani kriminal i Avdylajve” me zyrtarë të Partisë Socialiste për blerjen e votave në zgjedhjet e qershorit të 2017-s.



6 Comments

  1. Ata qe kane dale lakuriq,ne keto pergjime,duhet te thirren si pe pandehur,dhe jo per t’u pyetur.Perse do i pyesni,a jane te verteta ato qe kane thene?Pse nuk i degjoni qe flasin “SHQIP” dhe nuk ju duhen as perkthyes?

  2. Referuar pergjimeve dyshohet….!!! Ende ka dyshime!? A nuk perbejne prove pergjimet e marra me vendim gjykate? Jemi ne kufijte e absurdit. Ka dale edhe ajo shprehja “Keto jane vetem indicje sepse bisedat jane nxjerre nga konteksti”. Cfare konteksti tjeter muns te kishin keto biseda te pergjuara me vendim gjykate? Kjo eshte njelloj si te kesh ujkun ne vathe dhe t’i ne vend qe te mbrosh delet e tua, te fillosh e te kerkosh gjurmet e ujkut rreth e rrotull per te pare se nga e gjeti rrugen ky per te hyre, nderkohe qe ujku nuk te le as edhe nje dele per be. Dhe populli e beson apo jo?

  3. Tani me sa duket po i perkthejne ne kinezce qe pastaj t’i perkthejne ne shqip dhe me pas te shikohet nese ne kinezce del fajesia qe ta perkthejne fajesine ne anglisht e pastaj te marrin si te pandehur ndonje te dores se gjashte. Do e shihni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *