• |
ide | kryesore

F1, Hamilton rekordmeni i pole-position: në Francë është numri 86

Sport



Lewis Hamilton ka vendosur ligjin edhe në kualifikueset e GP të Francës, gara e tetë në Botërorin e F1. Anglezi ka fituar pole position numër 86 në karrierë, duke ndaluar kronometrin në kohën 1’28″319, duke lënë pas Mercedes e Bottas, i dyti me vetëm 3 të dhjetat, e Ferrari e Leclerc. Në vendin e katërt Verstappen me Red Bull, ndërsa vetëm i shtati Vettel: “Xhiro e parë ishte fantastike, gjeta menjëherë kohën, pastaj dola për tentativën e dytë dhe shkoi edhe më mirë. Eshtë bukur, një ndjesi që nuk plaket kurrë. Nuk është e thjeshtë, është gjithnjë një sfidë. Gara? do të jetë një betejë në afërsi”, ka shpjeguar britaniku.

Polemikat në Kanada nuk e kanë shpërqendruar dhe në Le Castellet Hamilton tregoi supremacinë me dy xhiro të paarritshme për të tjerët. Bottas e Vettel ia thjeshtuan punët duke bërë ndonjë gabim të tepërt, sidomos ferraristi që ka vuajtur edhe një problem në kambio në fillim të dy xhirove decizive. Kështu shpjegohet edhe radha e katërt për gjermanin që do ta bëjë edhe më të vështirë të dielën e tij: “Na mungoi feeling me makinën, ndonjëherë ishte, ndonjëherë jo. Pjesa e fundit pastaj ishte e cuditshme. Ka gjithnjë një motiv për të parë përpara në garë, por kualifikueset na dhanë një pozicion inferior në krahasim me pritshmëritë” u shpreh Vettel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *