• |
ide | kryesore

Francë/ Arrestohen 9 shqiptarë, akuzohen për kryerjen e 70 vjedhjeve

Lajme



Policia franceze ka vënë në pranga nëntë shqiptarë, mbi të cilët rëndon akuza e vjedhjes. Mediat franceze raportojnë se shtetasit shqiptarë, identiteti i të cilëve është ende i paditur, akuzohen për kryerjen e më së paku 70 vjedhjeve.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar me qindra objekte, si: bizhuteri, makina dhe armë. Mbikëqyrja e shqiptarëve me qëllim ndalimin e tyre ka nisur një javë më parë. Në kuadër të operacioni u angazhuan mbi 130 policë.

Ndërkohë që të arrestuarit pritet të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë, hetimet vijojnë  intensivisht për zbardhjen e plotë të rasteve të vjedhjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *